RAJONI
1 minuta leximi
Samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian nis sot në Shqipëri
Çështjet e sigurisë evropiane, mbrojtja së bashku me mbështetjen për Ukrainën do të trajtohen me 47 vende dhe institucione të BE-së që marrin pjesë në samit.
Samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian nis sot në Shqipëri
Samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian nis sot në Shqipëri / Reuters
16 Maj 2025

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian (EPC) fillon sot në kryeqendrën e Shqipëris, Tiranën.

Në këtë samit do të marrin pjesë 47 krerë shtetesh ose qeverish, si dhe institucioneve të BE-së.

Krahas shteteve anëtare të BE-së, vende si Türkiye, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Zvicra dhe Ukraina pritet gjithashtu të marrin pjesë në samit, i cili këtë vit mbahet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor.

Samiti me temën "Evropa e Re në një botë të re: unitet - bashkëpunim - veprim i përbashkët" do të përqendrohet në çështje të tilla si siguria evropiane, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen evropiane dhe mbrojtjen e demokracisë.

Gatishmëria për kërcënime të ndryshme, përmirësimi i konkurrueshmërisë së bllokut dhe sfidat e lëvizshmërisë, duke përfshirë migracionin dhe lëvizjen e punës, janë gjithashtu ndër temat që do të trajtohen gjatë takimit.

Një konferencë e përbashkët për shtyp pritet në fund të samitit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe homologen e tij daneze Mette Frederiksen, e cila do të jetë nikoqire e takimit të radhës në Danimarkë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us