TÜRKİYE
1 minuta leximi
Presidenti turk dhe Kancelari Gjerman diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe çështjet globale në Tiranë
Në takimin me Merzin, Recep Tayyip Erdoğan, thotë se Türkiye do t'i vazhdojë përpjekjet për të siguruar që lufta në Ukrainë të përfundojë me paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Presidenti turk dhe Kancelari Gjerman diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe çështjet globale në Tiranë
Presidenti turk dhe Kancelari Gjerman diskutojnë lidhjet dypalëshe dhe çështjet globale në Tiranë / AA
16 Maj 2025

Presidenti turk u takua të premten me kancelarin gjerman në kuadër të takimit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për t'i diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, Erdoğan tha gjatë takimit se Türkiye dhe Gjermania kanë marrëdhënie të thella dhe shumëdimensionale dhe se të dyja vendet do të punojnë për ta avancuar bashkëpunimin e tyre në periudhën e ardhshme.

Erdoğan tha më tej se Türkiye do t’i vazhdojë përpjekjet e saj maksimale për t’u siguruar që lufta e vazhdueshme në Ukrainë të përfundojë me paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe se përpjekjet për paqe duhet të rriten, duke mos lejuar që dritarja e mundësisë të shpërdorohet.

Udhëheqësi turk gjithashtu ftoi Friedrich Merzin në Türkiye dhe Kancelari Gjerman pranoi ta vizitojë sa më shpejt të jetë e mundur.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us