BOTA
2 minuta leximi
Macron me Zelenskyyn: E telefonuam Trumpin nga Shqipëria
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidenti francez dhe ai ukrainas, shoqëruar nga Kancelari Merz, Kryeministrat Starmer dhe Tusk, kanë zhvilluar një bisedë telefonikë me Presidentin Trump në lidhje me bisedimet për paqe Ukrainë - Rusi në Istanbul.
Macron me Zelenskyyn: E telefonuam Trumpin nga Shqipëria
Macron me Zelenskyyn: E telefonuam Trumpin nga Shqipëria
16 Maj 2025

Në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, shoqëruar nga Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministri britanik Keir Stamer dhe Kryeministri polak Donald Tusk, kanë zhvilluar një bisedë telefonikë me Presidentin Trump në lidhje me bisedimet për paqe Ukrainë - Rusi, të cilat po mbahen në Istanbul.

Sipas një postimi në rrjetin social X, Macron ka bërë të ditur se Presidenti Putin ka refuzuar t’i përgjigjet propozimit për armëpushim të pakushtëzuar, të paraqitur nga amerikanët dhe të mbështetur nga Ukraina dhe evropianët.

“Duke refuzuar armëpushimin dhe dialogun me Ukrainën, Rusia tregon se nuk e dëshiron paqen dhe thjesht po përpiqet të fitojë kohë duke vazhduar luftën”, ka shkruar kreu i qeverisë franceze.

Ndërkaq, edhe Presidenti ukrainas ka reaguar pas takimit, duke riafirmuar gatishmërinë e Ukrainës për të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm “për të sjellë paqe të vërtetë”, duke kërkuar që ”bota të mbajë një qëndrim të fortë” ndaj Rusisë.

“Qëndrimi ynë, nëse rusët refuzojnë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar dhe përfundimin e vrasjeve, sanksione të ashpra duhet të pasojnë. Presioni mbi Rusinë duhet të vazhdojë derisa ajo të jetë e gatshme ta përfundojë luftën”, deklaron Zelenskyy në X.

Më herët të premten, Moska dhe Kievi ranë dakord në Istanbul për shkëmbimin e 1 mijë të burgosurve nga secila palë, pas bisedimeve intensive diplomatik, të ndërmjetësuara nga Türkiye.

BURIMI:TRT Balkan
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us