LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Gaza, numri i të vdekurve tejkalon 53.000 ndërsa Izraeli vazhdon luftën gjenocidale
Mbi 120.200 palestinezë të plagosur nga sulmet izraelite që nga tetori 2023, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Gaza, numri i të vdekurve tejkalon 53.000 ndërsa Izraeli vazhdon luftën gjenocidale
Gaza, numri i të vdekurve tejkalon 53.000 ndërsa Izraeli vazhdon luftën gjenocidale / Reuters
16 Maj 2025

Të paktën 53.119 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, njoftoi të premten Ministria e Shëndetësisë.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se 109 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, ndërsa 216 të tjerë janë plagosur, duke e çuar numrin e të plagosurve në 120.214 gjatë ofensivës izraelite.

“Shumë viktima vazhdojnë të jenë të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit nuk arrijnë dot t’i ndihmojnë,” thuhet më tej në deklaratë.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet ndaj Rripit të Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 2,985 persona dhe ka plagosur 8.173 të tjerë, duke shkatërruar një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që kishte hyrë në fuqi në janar.

Në nëntor të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në këtë enklavë.

Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us