TÜRKİYE
1 minuta leximi
Fidan pas bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës në Istanbul: Ditë e rëndësishme për paqen botërore
Kryediplomati turk tha se bisedimet intensive diplomatike, të mbajtura me ndërmjetësimin e Türkiyes, rezultuan në një marrëveshje për shkëmbimin e 1 mijë të burgosurve nga secila palë si një masë për ndërtimin e besimit.
Fidan pas bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës në Istanbul: Ditë e rëndësishme për paqen botërore
Fidan pas bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës në Istanbul: Ditë e rëndësishme për paqen botërore / AA
16 Maj 2025

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka theksuar rëndësinë e bisedimeve të paqes në lstanbul, pasi delegacionet ruse dhe ukrainase zhvilluan një takim që synonte avancimin e përpjekjeve për paqe midis dy vendeve.

“Sot ishte një ditë e rëndësishme për paqen botërore”, tha Fidan në platformën sociale X lidhur me bisedimet e paqes në lstanbul.

Fidan tha se bisedimet intensive diplomatike, të mbajtura me ndërmjetësimin e Türkiyes, rezultuan në një marrëveshje për shkëmbimin e 1 mijë të burgosurve nga secila palë si një masë për ndërtimin e besimit.

Ai shtoi se ata gjithashtu ranë dakord të ndajnë me shkrim kushtet që do të mundësonin një armëpushim me palën tjetër.

“Palët gjithashtu kanë rënë dakord në parim të mblidhen përsëri”, tha ai.

“Ne si Türkiye do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të mundësuar një paqe të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës”, shtoi ministri turk.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us