POLITIKË
1 minuta leximi
Kremlini: Takimi midis Putinit dhe Trumpit është padyshim i nevojshëm
Zëdhënësi i Kremlinit Peskov thotë se marrëdhëniet dypalëshe, çështjet ndërkombëtare dhe kriza ukrainase duhet të jenë temat kryesore për një takim të mundshëm midis Presidentit rus dhe atij amerikan.
Kremlini: Takimi midis Putinit dhe Trumpit është padyshim i nevojshëm
Kremlini: Takimi midis Putinit dhe Trumpit është padyshim i nevojshëm / AA
16 Maj 2025

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të premten se një takim midis Presidentit rus dhe atij amerikan është "padyshim i nevojshëm", por se ai duhet të përgatitet plotësisht.

Duke folur në një konferencë shtypi në Moskë, Peskov tha se marrëdhëniet dypalëshe, çështjet ndërkombëtare dhe kriza ukrainase duhet të jenë temat kryesore të takimit midis Vlladimir Putinit dhe Donald Trumpit.

"Një takim i tillë është padyshim i nevojshëm, si nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshe ruso-amerikane, ashtu edhe nga pikëpamja e diskutimit dhe zhvillimit të një bisede serioze në nivelin më të lartë mbi çështjet ndërkombëtare dhe çështjet rajonale, duke përfshirë, natyrisht, krizën mbi Ukrainën", tha ai.

I pyetur në lidhje me bisedimet e paqes të së premtes midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Istanbul, Peskov tha se Putini po merr të gjitha informacionet në lidhje me këtë edhe "në kohë reale".

Ai gjithashtu vuri në dukje se Presidenti rus do të zhvillojë edhe një bisedë telefonike ndërkombëtare të premten.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us