POLITIKË
1 minuta leximi
Sekretari amerikan Rubio diskuton me zyrtarët evropianë në lstanbul për Ukrainën dhe Iranin
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio diskutoi çështjet që lidhen me Ukrainën dhe Iranin me Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.
Sekretari amerikan Rubio diskuton me zyrtarët evropianë në lstanbul për Ukrainën dhe Iranin
US, Ukraine, Turkey trilateral talks in Istanbul / Reuters
16 Maj 2025

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio diskutoi çështjet që lidhen me Ukrainën dhe Iranin me Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë.

Sipas informacionit të marrë nga gazetari i AA-së, sekretari Rubio zhvilloi kontakte të ndryshme në Istanbul. Ai u takua me këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania për të diskutuar çështjet që lidhen me Ukrainën dhe Iranin.

Rubio erdh në Istanbul pas takimit joformal të ministrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt në Antalya. Delegacionet turke, amerikane dhe ukrainase u takuan sot në Zyrën presidenciale Dolmabahçe në Istanbul nën patronazhimin e ministrit të Jashtëm Hakan Fidan.

Delegacioni amerikan që mori pjesë në takimin njëorësh përfshinte sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, ambasadorin e ShBA-së në Ankara, Tom Barrack dhe Keith Kellogg, përfaqësuesin special të presidentit të ShBA-së, Donald Trump për Ukrainën.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us