Nga Migena Hajdini
7 Prill 2025
Zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, ka bërë të ditur se presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, do të marrë pjesë në Forumin e Diplomacisë së Antalias që do të mbahet këtë javë në Türkiye.
Duke folur në një mbledhje të partisë turke në pushtet, Çelik njoftoi se al-Sharaa do të mbërrijë të premten, ndërsa forumi në qytetin turistik turk Antalia do të zhvillohet nga e premtja deri të dielën.
Al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat kundër regjimit duke rrëzuar Bashar al-Assadin, në muajin janar u shpall president i Sirisë për një periudhë tranzitore.